Gadafi i kishte dhënë para Sarkozyt për të fituar zgjedhjet

15.11.2016 22:31:18

Një dëshmitarë ka treguar se Muamar Gadafi i kishte dërguar tri valixhe me para Nicolas Sarkozyt, për ta ndihmuar të fitojë zgjedhjet presidenciale.

Siç transmeton Hina, një biznesmen francezo-libanez ka konfirmuar se ai i ka dorëzuar tri valixhe plot me para të gatshme nga ish lideri libian Muamar Gadafi, Nicolas Sarkozyt për ta ndihmuar financimin e fushatës së tij presidenciale të vitit 2007, transmeton KosovaPress.

Gadafi është vrarë pas nj revolucioni që ka ndodhur në Libi në Pranverën Arabe, kundër pushtetit të diktatorit, i cili është zënë i gjallë nga rebelet dhe është ekzekutuar.