Gafa e madhe në stadiumin “Air Albania”, ja çfarë u ndodhi tifozëve

18.11.2019 10:44:35

Një defekt sa i sikletshëm aq dhe qesharak ka ndodhur mbrëmë në Arenën Kombëtare pak minuta para fillimit të ndeshjes Shqipëri-Francë.

Pamjet tregojnë një defekt të sistemit të vaditjes së fushës, ku si pasojë një pjesë të tifozëve të ulur në radhët e para janë bërë qull.

Vërshimi i ujit ka vazhduar për disa sekonda dhe patjetër që nuk ka qenë një mirëseardhje e mirë për tifozët.