Gani Sadiku: Fjalimi fantastik i Lutfi Hazirit.! 

30.10.2017 00:07:04

Në mbrëmjen e vonshme të 22 tetorit, pasi ndeza tv, dëgjova se gati çdo kanal televiziv jepte lajmin se LDK-ja, në këto zgjedhje lokale, kishte fituar bindshëm në shumë komuna, dhe në disa tjera shkonte në balotazh.

Deri sa po ndiqja tv, u paraqit Lutfi Haziri, i cili tha se: ne kemi një epërsi bindëse në Gjilan, ndërsa partia e Ibrahim Rugovës, do ti fitoj shumicën e komunave të vendit, dhe krejt Anamoravën.

Fjalim i shkëlqyer,.!

Ky dukej qartazi se ishte i gëzuar, gjë që i lexohej pa asnjë mundim në fytyrë, pavarësisht nga përpjekja e tij, jo për ta fshehur (nuk mund të fshihet gëzimi në të tilla rrethana), por duhet thënë sa më me elegancë… Sepse nuk është një garë dosido. Është gara më e madhe politike, ku në kandar është froni kuq në njërën anë, dhe demokracia e institucionalizmi në anën tjetër,.

Fjalim fantastik.! “Unë i hyra garës sërish, sepse jam thellësisht i mishëruar me qytetin tim dhe nuk munda të tërhiqem e ta lë në duart e atyre që për shumë vite “luajtën bixhoz” me qytetarin e Gjilanit. Ky raund i zgjedhjeve u mbyll, duke i forcuar parimet tona”.

Nuk e keni idenë se sa shumë do doja që të kisha fituar me t’parën (pritjet ishin shumë racionale) ku do të kisha mundësinë të përmbushja shpresat e pritmëritë e votuesit gjilanas, duke mos e quar këtë qytet, në balotazh..! . Dikush tjetër, me shumë të drejtë, mund të veçojë si elementë didaskalikë të këtyre fjalimeve klasën, korrektesën në marrëdhëniet me kundërshtarin, fokusimin tek idetë, dashurinë për qytetarin, por përultësia e fituesit e dinjiteti i humbësit nuk janë elementë më pak të rëndësishëm për t’u veçuar. Me sjelljen e tij tepër elegante, gati-gati duket sikur na thot se të humbësh, nuk i ke humbur të gjitha dhe se të fitosh, nuk i ke fituar të gjitha. Sigurisht, nuk është tamam kështu, por përpjekja për ta çmistifikuar fitoren e për ta zhdramatizuar humbjen është një leksion që zbut klimën, që qetëson mbështetësit, që i mban zgjedhjet në limitet e një gare, e jo të një beteje për jetë a vdekje. Zatën edhe ideologjia politike e LDK-së ishte gjith’herë afrimi me të gjithë. Kjo është mënyra se si duhet të funksionojnë gjërat në demokraci.

Këtej nga ne rrallë ndodh kështu. Jemi dëshmitarë se fituesit e partive tjera në Kosovë shumëherë janë sjellur veç si triumfatorë harbutë, që shumicën në favor të tyre e shohin si inkurajim për të qenë arrogantë e si patentë, jo për të drejtuar, por për të sunduar, ndërsa humbësit e interpretojnë humbjen si një gjëmë të padëgjuar jo vetëm në planin personal, por edhe për të ardhmen e kombit, gjë që i bën ata ose të mos e njohin humbjen, ose t’i përvishen “luftës” kundër të gjithëve.!

Ishte praktikisht një fjalim i saktë, me mesazhet e duhura e të nevojshme për atë ‘sebep’, të cilin portalet e lajmeve e publikuan menjëherë.

Në këtë fjalim, përveç shprehjes së falënderimeve e mirënjohjeve, edhe nënvizime të natyrës civiko-patriotike si psh neve na bën të fortë mbi gjithçka besimi se ne si LDK e ndajmë të njëjtin fat, me qytetarin e Anamoravës në përgjithësi dhe të Gjilanit në veçanti.

Roli i qytetarit të Gjilanit, sipas Lutës nuk mbaron me dhënjen e votës, por roli aktivo-politik për përmirësimin e jetës së tij, emancipimit qytetar, vetëm sa ka filluar.

Kjo fushatë e LDK-së, i ka lënë me gojë hapur edhe optimist më të mëdhenjë në zgjedhjet lokale, dhe kthimi i saj i fuçishëm në skenën politike si parti e parë, tregon se fushatat elektorale mund të duken të kota, dhe kjo i bënë cinikët të thonë se; në to bëhet një garë egosh, por … nuk është kështu; zgjedhjet dhe kultura zgjedhore, kanë një rëndësi të jashtëzakonshme, janë ngjarje të mëdha, kur dihet se ska demokraci pa zgjedhje demokratike dhe pa demokratizimin e partive politike. Edhe demokracia mund të jetë e zhurmshme, e rrëmujshme, e komplikuar, pasi ne kemi opinionet tona, besimet tona të thella, gjë që provokon pasione e kontraste, por kjo do t’u lehtësoi politikanëve punën politike, dhe çdo qytetari do t’i ndihmoi në orientimin e tij politiko-ideologjik.!