Ganimete Musliu akuza për Albin Kurtin: Mjeran dhe lider i kompleksuar

26.08.2017 18:37:02

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu ka shpërthyer me akuza drejtuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas saj, VV qëllimisht dëshirojnë të mbjellin frikën për të arritur kështu më lehtë tek synimi i tyre final.

Musliu, me anë të një statusi në llogarinë e saj në Facebook ka drejtuar një sër akuzah edhe kundrejt Albin Kurtit, të cilin ajo e quan ‘lider të kompleksuar’.

“Ky lider i kompleksuar, të cilit as kravata e kuqe nuk po i ndihmon të rrezatoj as edhe një fije personaliteti prej burrshtetasi, dje e kishte shumë të qartë që po fliste para kamerave dhe qytetarët po e ndiqnin më shumë vëmendje transmetimin e seancës. Ky fakt atij i dha sadopak kënaqësinë për të përhapur edhe pak helm propagandues në drejtim të atyre që i sollën mundësinë e shprehjës së lirë. Ai, i ushtruar në kthinat e errëta të mendjeve më të sëmuara të historisë, mjeshtër për të shëmtuar çdo logjikë, nuk hezitoi të deklaronte se Kadri Veseli po krahasonte flamurin kuq e zi me flamurin serb. Flamuri është një simbol nacional o mjeran dhe atë që paraqet flamuri kuq e zi për shqiptarët, të njejtën gjë e paraqet flamuri serb për serbët, apo dëshiron ta mohosh këtë. Flamuri kuq e zi o shpirtëprishur është i njejti që ti e hoqe nga xhaketa jote, vetëm dhe vetëm, për një foto në kancelaritë e botës. Po sikur të të ofronin pak më shumë se një foto, çfarë do hiqje nga trupi yt? Flamuri kuq e zi është i njejti simbol që ti, po ti jetosh edhe dhjetë jetë, nuk do të arrishë asnjëherë ta nderosh aq sa e nderon atë Kadri Veseli. Ti që e përdor si leckë për epshet tua përsonale, herët a vonë, do të rrënohesh nga vetë lavdia e tij.”, ka shkruar Musliu.

Lexojeni shkrimin e plotë të Musliut: 

SIKUR TË ISHA LINDUR PAS 1998-ës!

Propaganda e shfrenuar e Albin Kurtit dhe e marionetave të tij është aq agresive sa që vetëvetiu mendova, vallë si do mendoja dhe veproja une po të isha lindur pas vitit 1998. Mendova kështu, për të arsyetuar një numër të rinjësh që janë të magjepsur pas kësaj retorike të rrezikshme, dhe vërtetë nuk është për tu habitur që, po lejove të gllabrohesh nga kjo propagandë e cila dominohet nga fjalët kyçe: hajn, kriminel, vrasës, korrupt, kapës, zhvatës, bllokues, uzurpues…. detyrimisht do të fillosh të besosh se kemi të bëjmë me një person, i cili duhet të jetë përgjegjës për të gjitha të këqijat e këtij vendi e pse jo edhe të këtij planeti. Ky demagog dhe marionetat e tij qëllimisht dëshirojnë të mbjellin frikën, për të arritur kështu më lehtë deri të synimi i tyre final e që për fat të mirë tashmë për të gjithë është e qartë që është pushteti dhe vetëm pushteti. Por unë jam lindur para 1998 dhe kam mundësinë të bëjë krahasimin midis atyre që e sfiduan vdekjën për lirinë e këtij populli dhe atyre që u strukën si minjtë skutave. Dhe ky person që ata sot e etiketojnë me gjithë termet ekzistuese negative, i takon padyshim kategorisë së parë. Ky është një dallim shumë i madh dhe këtë e dijnë shumë mirë marionetat e Vetvendosjës sikurse që e din shumë mirë edhe prijësi i tyre që asnjëherë nuk do t´ja dalin të njollosin një luftëtar dhe një patriot të vërtetë siç është Kadri Veseli. Për të manipuluar edhe më tej me opinionin publik, lideri i kompleksuar i VV-së vazhdon të shfrytëzoi senacat e Kuvendit për të përhapë demagogjinë e tij të mësuar përmendësh. Ky lider i kompleksuar, të cilit as kravata e kuqe nuk po i ndihmon të rrezatoj as edhe një fije personaliteti prej burrshtetasi, dje e kishte shumë të qartë që po fliste para kamerave dhe qytetarët po e ndiqnin më shumë vëmendje transmetimin e seancës. Ky fakt atij i dha sadopak kënaqësinë për të përhapur edhe pak helm propagandues në drejtim të atyre që i sollën mundësinë e shprehjës së lirë. Ai, i ushtruar në kthinat e errëta të mendjeve më të sëmuara të historisë, mjeshtër për të shëmtuar çdo logjikë, nuk hezitoi të deklaronte se Kadri Veseli po krahasonte flamurin kuq e zi me flamurin serb. Flamuri është një simbol nacional o mjeran dhe atë që paraqet flamuri kuq e zi për shqiptarët, të njejtën gjë e paraqet flamuri serb për serbët, apo dëshiron ta mohosh këtë. Flamuri kuq e zi o shpirtëprishur është i njejti që ti e hoqe nga xhaketa jote, vetëm dhe vetëm, për një foto në kancelaritë e botës. Po sikur të të ofronin pak më shumë se një foto, çfarë do hiqje nga trupi yt? Flamuri kuq e zi është i njejti simbol që ti, po ti jetosh edhe dhjetë jetë, nuk do të arrishë asnjëherë ta nderosh aq sa e nderon atë Kadri Veseli. Ti që e përdor si leckë për epshet tua përsonale, herët a vonë, do të rrënohesh nga vetë lavdia e tij. Si duket nuk mjaftoi koha e seancës së Kuvendit për të kënaqur ndjenjat prej sadisti të liderit kravatëkuq, kështu që si zakonisht retorika e fabrikuar në kthinat e errëta të LVV-së vazhdoi edhe pas seancës. Kryesuesi i kësaj senace, deputeti i LVV-së, deklaroi kështu: “Qytetarët e Kosovës në këtë seancë e panë se kush janë ata që po e bllokojnë shtetin. Ata njerëz nuk janë të gatshëm ta dorëzojnë shtetin, të cilin e kanë uzurpuar që 18 vjet”. Një fjali të cilën ky person, ky deputet-aktor, e ka mësuar përmendësh ashtu siç mësonte dikur tekstet e roleve të tij. Është e dhimbshme që një person në moshën e tij të pranon të luaj një rol të tillë. Ky rol do të jetë roli që do ti mbahet në mend dhe për të cilin do të shihet dhe do të vlerësohet me një përzierje të habisë dhe të keqardhjes.  Një ushtare tjetër e kësaj levizjeje deklaroi: “Është e vërtetë që Kuvendi është bllokuar nga koalicioni PAN, por edhe mosveprimi i LDK-së në këtë drejtim u shkon në favor atyre. Ne do t’i vazhdojmë përpjekjet tona për ta hequr PDK-në. Nëse LDK-ja pajtohet me këtë, duhet ta dëshmojë, në të kundërtën i merr përgjegjësitë” Një deklaratë e cila synon qëllimisht të manipulon me vëmëndjën e opinionit. Sipas një logjike të thjeshtë në këtë deklaratë fshihet deklarata e vërtetë e që nënkupton: të gjithë kanë faj, vetëm ne (LVV) jemi për bashkëpunim, por me bashkëpunim kërkojmë që të gjithë të tjerët të na binden neve (LVV). Të gjithë të tjerët duhen të na binden (LVV), përndryshe fajin e kanë ata!!!! “Jemi Partia më e madhe!!! Lideri jonë është më i votuari!!!” janë deklarata që riperseritën pa nderprerë nga marionetat e VV-së, dhe më këtë pretendojnë se posedojnë të drejtën absolute për të formuar qeverinë. Me zhurmë propaganduese synojnë të arrijnë zhvendosjën e vëmendjës nga sjelljet e tyre në 2014-ën, kur patëm një lider partie që fitoi vota më shumë se të gjithë liderët tjerë konkurrues së bashku dhe ky fakt u nëpërkëmb për gjashtë muaj deri sa në fund, me marrveshje, nxorëm një kryeministër tjetër. Po ashtu duan të largojnë vëmëndjën se, në rast se bëjmë një llogartje të thjeshtë që matë një parti të vetme me një parti tjetër, del në pah fakti se në garë ishin 110 lojtarë me 49. Dhe çka është më e rëndësishmja një garë e re me numër të barabartë lojtarësh në fushë atyre ua kallë datën. Ashtu siç ju kallë datën fakti që nuk jemi në vitet e 30-ta të shekullit të kaluar. Pra, të mos harrojmë se përderisa një pjesë e shoqërisë ishin panderprerë në aksion për të shpëtuar një komb nga çrrënjosja, disa të tjerë, në të njejtën kohë, patën komoditetin për të jetuar jetën e një “kosmopoliti” klubeve të natës nëpër metropolet evropiane, shpeshherë vetëm si staf shërbyes, e megjithatë sot nga kjo kohë e “lavdisë” së tyre personale përpiqen të ndërtojnë biografi spektakolare. Por demaskimi i tyre fillon nga vet ata. Heqja e flamurit nga xhaketat dhe nga zyret e tyre gjatë takimeve me ndërkombëtarët është argumenti më i mirë për të dëshmuar hipokrizinë e tyre. Flirtimi me Isa Mustafën, me të vetmin qëllim për të kapur pak pushtet, është një tjetër argument për të dëshmuar se, nuk ka zgjedhje të mjeteve dhe praktikave për të arritur aty ku ëndërrojnë. Një fjalë e urtë thotë “mos të kisha njoftë, shtenjtë të kisha paguar”. Ne ju njohim prandaj vetëm vazhdoni të ëndërroni.