Gashi: Demarkacioni mund të zgjidhet përmes referendumit

10.01.2018 20:49:24

Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor (MAPH), Dardan Gashi ka theksuar se çështja e demarkacionit mund të zgjidhet përmes referendumit.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini, ka thënë se arsyeja se pse do të mund të hidhej në votim kjo temë, është për arsye se sipas tij, qeveritë në dy mandate nuk kanë qenë në gjendje t’ia japin epilogun përfundimtar për demarkimin e kufirit të Kosovës me fqinjin perëndimor.

“Mekanizmi më i mirë për t’i pyetur qytetarët është referendumi, është zgjidhja e vetme që ka mbetur nga këndvështrimit im. T’i pyesim qytetarët e Kosovës se çfarë mendojnë për këtë temë dhe ata të vendosin vet”, ka shtuar Gashi.

Sipas tij, është menduar gabimisht se Kosova nuk ka të drejtë në mbajtjen e referendumit, duke shtuar se vendi ynë, sipas Pakos së Ahtisarit, nuk ka të drejtë ta mbaj referendumin në aspektin e minoriteteve dhe dhe bashkimit me një shtet tjetër.