Gashi: Homazhe për të rënët, me rastin e ditës së Dëshmorëve të Prizrenit

15.09.2019 12:15:24

Me rastin e ditës së dëshmorëve së Prizrenit, Kujtim Gashi, ministër në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë sot homazhe tek varrezat e qytetit.

Gashi tha se 15 shtatori përmbledh respektin për të gjithë dëshmorët.

“Homazhe për të rënët, me rastin e ditës së Dëshmorëve të Prizrenit. 15 shtatori përmbledh respektin dhe nderimin tonë deri në përulje, për të gjithë dëshmorët e kombit”.

“Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të Komunës së Prizrenit”,ka shkruar Gashi në rrjetin social Instagram.