Gashi: Kontibuti i Hilmi Haradinajt, historik për Kosovën

17.06.2018 13:46:43

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haradinaj, me rastin e vdekjes së Hilmi Haradinajt.

Gashi në këtë telegram ka shprehur dhimjen e tij për humbjen e Haradinajt duke ngritur kështu lartë figurën e tij si njëri ndër kontribuuesin historik për Kosovën dhe për popullin e saj.

I nderuari z. Kryeministër Ramush Haradinaj,

Me rastin e vdekjes së babait tuaj z. Hilmi Haradinaj, në emrin tim dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.

Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për z. Hilmi Haradinaj, i cili gjatë jetës së tij ka dhënë një kontribut historik për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj.