Gashi në Kroaci për bashkëpunim ndërshtetëror

30.01.2018 18:53:05

Në kuadër të vizitës në Republikën e Kroacisë zëvendëskryeministri Dardan Gashi ka takuar ministren e Zhvillimit Rajonal dhe fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac.

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth përvojave të Kroacisë në proceset e  integrimeve Evropiane dhe përfitimit dhe menaxhimit të fondeve të BE-së siç janë IPA Binjakëzimi.

“Përvojat e shtetit kroat në këto procese kryesisht në prurjen e investimeve është një shembull dhe mundësi e mirë për Kosovën të ndjekë këtë rrugë”, ka thënë  zv/kryeministri Gashi.

Përderisa ministrja Zalac ofroi bashkëpunim dhe u shpreh e gatshme të ndajë përvojat e shtetit që përfaqëson.

“Ministria që unë drejtojë ka një fond 6.7 miliard euro fonde nga BE. Përvoja jonë është e tillë që të ndihmojmë ju në këto procese dhe mos të përsërisni sfidat eventuale nëpër të cilat kemi kaluar ne”, ka thënë ministrja Zalac.

Zëvendëskryeministri njëherësh ministri I Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi ka ftuar ministren Zalac të vizitojë Kosovën duke marrë përgjigje pozitive për këtë vizitë për në prill të këtij viti.