Gashi: Policia i mori pamjet ditën e vdekjes së Astritit, personat që ia dhanë incizimin medieve mbajnë përgjegjësi

11.11.2016 13:03:46

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi sot në orën 14:00 do të dorëzoj në Prokurori kallëzim penal për përgjegjësit e pamjeve të publikuara mbrëmë në media nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit e që kanë të bëjnë me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Personat përgjegjës që i ka dhënë mediave pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë ende rezultatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale dhe për këtë unë si përfaqësues i familjes Dehari do të paraqesë kallëzim penal”.

Postimi i plotë:

“PARAQITET KALLËZIM PENAL KUNDËR PERSONAVE PËRGJEGJËS PËR MUNDËSIMIN E PUBLIKIMIT TË PAMJEVE NGA VIDEO KAMERAT E QENDRËS SË PARABURGIMIT NË PRIZREN
Pa marrë parasysh se a janë të falsifikura, të montuara apo të vërteta pamjet e publikuara në media në rastin e vdekjës së aktvisit të “VETËVENDOSJËS” Astrit Dehari në Qendrën e paraburgimit në Prizren, para se këto pamje të analizohen nga ekspertët e angazhuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren z.Sylë Hoxha dhe duke e ditur se këto icizime nga kamerat e sigurisë janë marrë nga Policia e Kosovës më 05.11.2016.
Personat përgjegjës që i ka dhënë mediave pamjet nga Qendra e Praburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë ende rezulatatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale dhe për këtë unë si përfaqësues i familjës Dehari do të paraqesë kallëzim penal.
Kallëzimi penal do të paraqitet tek Kryeprokurori i shtetit z.Aleksandër Lumezi në orën 14.00h