Gashi shënon super-golin e radhës (VIDEO)

09.10.2016 11:55:09
Shkëlzen Gashi ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij kundër Houstonit.

Kosovari ka realizuar një gol shumë të bukur në minutën e 79-të, duke ia siguruar skuadrës së tij fitoren në këtë ndeshje.

Colorado e fitoi takimin me rezultat të ngushtë, 3:2.

Ky ishte goli i tetë i Gashit këtë sezon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.