Gashi: Vendimi për Azem Sylën pritet ditëve në vazhdim

17.08.2016 16:57:23

Gjykata themelore në Prishtinë të mërkurën mbajti seancë të veçantë për të vendosur për kërkesën e prokurorit të EULEX-it, Danilo Cecareli  për vazhdimin e paraburgimit ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve edhe për tre muaj të ardhshëm.

Megjithëkëtë gjatë kësaj seance gjyqtarja nuk solli asnjë vendim  por pritet që të mirret  në ditët në vazhdim.

Këtë e ka bërë të ditur menjëherë pas seancës avokati mbrojtës i Azem Sylës, Tomë Gashi .

Në këto rrethana aktvendimi për paraburgimin e Azem Syles dhe 7 të tjerëve vazhdon të jetë në fuqi deri më 27 gusht.