Gati e pa mundur të bisedohet me shtetin serb për qështje të Kosovës! 

03.11.2019 12:43:41
Nga Adem Bytyçi
Edhe pse duhet është e pa mundur të bisedohet me shtetin serb për qështje të Kosovës!
Edhe po të donte Establishmenti politikë  Kosovor të kuptonte Serbinë, vêrtetë e ka shumë të vështirë!
Serbia, insiston që më anën e një Kompromisi të merrë ate që asaj i konvenon nga një shtet tjetër i pavarur dhe sovran , pavarësin e të cilit e ka ligjitimuar edhe Gjykata ndérkombétare e drejtësisë, siq është shteti i Kosovës…
Madje ,madje Serbia, në një anë shkël në mënyrën më brutale të drejtat kombëtare dhe njerëzore të shqiptarëve, që jetojnë në trojet e tyre në Serbi, dhe në anën tjetêr kërkon të drejta për serbët që jetojnë në Kosovë më shumë se çkan serbët në vetë Serbinë!
Racizmi serb anti shqiptarë është po ai i Kohës së Pashiqit, Qubrilloviqit , Alexandër Rankoviqit etj.
Tani në të thotë kush a është mundur të bisedohet me shtetin Serb?
Bisedimet duhet të zhvillohen ,por në as një variant duke ligjitimuar apetitet hegjemoniste ,shoveniste dhe  territoriale të Serbisë ndaj Kosovës…
Është absurde të bisedohet me Serbinë për qështje të Kosovës, përderisa Serbia ,nuk i pranon krimet makabre dhe gjenocidin në kontinuitet kundér popullatës shumicë shqiptare në Kosovë dhe gjatë luftës së fundit!
Serbia, nuk e ka seriozisht të zhillojë bisedime me Kosovën për normalizim raportesh, por herë, herë  thotë se jemi të gaqem të bisedojmë me përfaqësiesit e shqiptarëve të Kosovës,për normalizim raportësh, vetëm sa për të gënjyer Eropianët dhe ndërkombëtarët…
Ata që mendojnë se Serbia ,ka ndryshuar nga ajo e Millosheviqit , sa i përket qasjës në raport me shqiptarët dhe Kosvën , ose janë të qalë mentalisht ose nuk shofin pertej hundës!!!…