Gazeta serbe: Thaçi dënoi ashpër protestën e studentëve kundër kishës në Prishtinë

18.09.2016 15:36:56

Gazeta e përdishme serbe “Blic”, ka shkruar për aksionin e djeshëm të aktivistëve studentorë, të cilët po kundërshtojnë funksionalizimin e kishës ortodokse serbe.

Po ashtu “Blic”, shkruan se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dënuar këtë protestë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dënuar dhe e ka quajtur të papranueshme aksionin e studenteve që protestuan në oborrin e Universitetit të Prishtinës afër kishës ortodokse serbe, për të kundërshtuar kështu funksionalizimin e saj, shkruan gazeta “Blic”.

Thaçi tha se mbështet zgjidhjen e çdo mosmarrëveshje që nëpërmjet legjislacionit dhe dialogut, në vend se procedurat që nxisin urrejtje dhe dhunë, thuhet në shkrimin e Blic, transmeton “Zeri.info”.

“Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare. Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë”, ka thënë Thaçi.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës arrestuar të paktën tre studentë shqiptarë në Universitetin e Prishtinës, të cilët kanë protestuar për të kundërshtuar funksionalizmin e kishës ortodokse serbe, ku në një moment ka pasur edhe konflikt, thuhet me tej në shkrimin e Blic.