Gazetarët e maltretuar në Kuvendin e Maqedonisë dëshmojnë në Prokurori

05.06.2017 11:24:17

Pas marrjes së dëshmive të deputetëve në lidhje me natën e dhumshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, radhën për të dhënë dëshminë e tyre e kanë gazetarët,

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) tashmë i ka dërguar thirrjet për gazetarët. Tani për tani, dëshminë e tyre janë duke e dhënë gazetarët e Tv Telma, Bobi Hristov, Sonja Nikollovska, dhe kameramani Jane Markovski.