Gazetarët rusë të dëbuar: Do të kthehemi në Kosovë

18.09.2016 10:54:38

“Do të kthehem padyshim sërish në Kosovë e Metohi sepse dua që të xhiroj reportazhe për jetën e serbëve, por edhe për tempujt ortodoksë e pozitën e tyre”.

Kështu ka thënë gazetari rus, Sergej Belous, për “Novosti” menjëherë pas deportimit nga Kosova, gjegjësisht kur atë dhe kolegen e tij, Roksana Sazonova, Policia e Kosovës i ka përcjellë deri në kufirin me Serbinë, në pikëkalimin e Merdarit, prej ku të premten mbrëma kaluan në Serbi.

Policia e Kosovës, dy gazetarët rusë të “News front” i arrestoi të enjten mbrëma në qendër të Rahovecit, për shkak të kalimit ilegal të kufirit dhe për hyrje në territor të Kosovës pa viza.