Gazetari holandez vritet nga ISIS në Libi

03.10.2016 13:34:40

Një gazetar i njohur nga Holanda është qëlluar për vdekje me spajper nga një militant i ISIS gjatë kohës që ai po raportonte për luftimet në qytetin Sirte në Liban. Jeroen Oerlemans, 45 vjeç u vra, ndërsa ishte me një ekip të çaktivizimit dhe pastrimit të minave.

Ai po raportonte nga një pjesë e qytetit, e cila nuk ishte më nënkontrollin e ISIS. Në vitin 2012 Oerlemans u rrëmbye dhe u plagos në Siri. Në atë kohë, ai ishte bashkë me fotografin britanik John Cantlie.