Gazetari i njohur italian zbulon emrin: Ja kush do të jetë trajneri i ri i Juventusit

08.08.2020 22:48:04

Juventusi shkarkoi Mauricio Sarrin pas eliminimit në Ligën e Kampionëve. Bardhezinjtë u eliminuan nga Lioni me rezultatin total 2-2, por francezët u ndihmuan nga goli në Torino.

Menjëherë pas shkarkimit të Sarrit, mediat po flasin për pasuesin e tij. Mauricio Poçetino është kontaktuar nga drejtuesit bardhezinjë menjëherë pas eliminimit nga Championsi. Emra të tjerë që pëlqehen nga drejtuesit bardhezinjë janë edhe Zidan i Real Madridit dhe Inzagi i Lacios. Por, së fundmi një emër interesant ka dalë në skenë.

Gazetari i njohur italian zbulon emrin: Ja kush do të jetë trajneri i

Sipas Fabrizio Romanos, gazetarit të njohur italian drejtimin e Juventusit do ta marrë Andrea Pirlo. Sipas Romanos, Pirlo është i zgjedhuri i presidentit Anjeli dhe shumë shpejt do vijë zyrtarizimi.