Gazetari i vrarë, kryeministri sllovak paralajmëron dorëheqjen

14.03.2018 21:45:31

Kryeministri sllovak Roberto Fico, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen. Komunikimi zyrtar është parashikuar për nesër, të enjten.

Vendimi vjen tre javë pas vrasjes së gazetarit investigativ Jan Kuçiak, duke shkaktuar një krizë në qeveri. Të martën, partitë e opozitës sllovake, kishin depozituar një mocion mosbesimi kundër qeverisë së koalicionit të drejtuar nga Fico.

Ky i fundit, ia ka njoftuar vendimin e tij presidentit Andrej Kiska gjatë një takimi. Pasi të lërë postin e kryeministrit, kreu i shtetit duhet të formojë qeverinë e re, por pa shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Fico e ka bazuar dorëheqjen e tij, duke rrëzuar kështu edhe koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit, e drejta për të emëruar kreun e ri të qeverisë, i takon partisë së tij (Social-demokratët), fitues të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016.