Gazetari italian: Elseid Hysaj është shitur të PSG-ja

11.05.2018 08:40:16

Gazetari dhe autori italian Livio Varriale ka dhënë një lajm të bujshëm në lidhje me të ardhmen e mbrojtësit shkodran të Napolit, Elseid Hysaj.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai shkruan se ‘Hysaj është shitur te Paris Saint Germain’, duke pretenduar se ky është një lajm i sigurt tashmë.

Ende nuk ka ardhur asnjë reagim as nga Hysaj, as nga Napoli dhe as nga PSG-ja në lidhje me këtë lajm të publikuar nga Varriale, ndërsa statusi i këtij të fundit është shpërndarë nga shumë faqe napolitane.

Kujtojmë që Varriale, përveçse gazetar, shkrimtar dhe autor programesh, është edhe një tifoz i zjarrtë napolitan, ndërsa këtë herë ka preferuar të mos japë burime për lajmin e tij.