Gazetari italian ‘futet’ në parcelat e kanabisit në Krujë (Video)

09.10.2016 15:31:16

Gazetari i RAI-t, Leonardo Zellino ka bërë një reportazh të shkurtër në Shqipëri në lidhje me situatën e kultivimit të kanabisit.

Ai ka mundur që të depërtojë në një parcelë të kultivuar me kanabis në zonë e Krujës, ku një person i ka rrëfyer sistemin sesi funksionin.

Në parcelë, gazetari ka shpjeguar dhe si bëhet kultivimi i kanabisit, si dhe lidhjen mes policisë dhe kultivuesve.

Gazetari duke sjellë ndërmend se këto plantacione janë shkatërruar nga policia e Tiranës, thekson se policia lokale është e përfshirë në kultivimin e kanabisit dhe bashkëpunon me kultivuesit e parcelave.

Por, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, duke folur për gazetarin i ka mohuar lidhjet e policisë me kultivimin e kanabisit.

“Nëse zbulohen parcela me kanabis në Itali, do themi se policia italiane është lidhur me kultivuesit? “, është shprehur Tahiri.