Gazetari kontraverz Milenko Nedelkovski shpreh urrejtje për shqiptarët dhe gjuhën shqipe

15.09.2016 10:08:50

Gazetari kontraverz Milenko Nedelkovski ka vazhduar të shpërndajë urretje për shqiptarët duke i quajtur plehra dhe fis, duke aluduar në fiset e mesjetës.

Nedelkovski tani e ka komentuar premtimin e kryetarit të LSDM-së i cili tha se gjuha shqipe do të jetë zyrtare në Maqedoni nëse ai vjen në pushtet nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.

”Të them sinqerisht, mua nuk më befasojnë deklaratat e Zaevit për dygjëhësi në Prilep. Ai mendon se atje ka tokë pjellore! Ai ”Korzon” e ka quajtur Shkupi (u’a dha fisit).
Shkupi që më herët ata e quanin Albarsa (dmth Barcelonë shqiptare) kurse më herët ishte quajtur Slloga Jugomagnat.
Udhëheqësi i Korzos i ka harruar të gjithë viktimat të gjithë të vdekurit nga konflikti i vitit 2001.”

Përndryshe, Milenko më herët ka thënë se i shumëzon shqiptarët me 0, njejtë si homoseksualët dhe romët.