Gazetarja flet për herë të parë pas vdekjes së djalit të saj të vetëm Kejdi Halili

05.12.2016 21:35:15

Pedagogia dhe gazetarja e njohur Erenestina Halili ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për herë të parë pas vdekjes së djalit të saj Kejdi, i cili humbi jetën në aksidentin fatkeq me motor bashkë me shokun e tij Ergi Dini.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook,  ajo lutet që çdo nënë që derdhi lot për Kejdin të ketë gëzim e paqe.

Ja çfarë shkruan Znj.Halili: “E dashur mike, mik, i njohur, i panjohur, student/e, të afërm, pedagogë të tim biri, shoqe e shokë të tij, kolegë, lexues… Përulem ndaj dashurisë, respektit, mbështetjes, dhimbjes, lotit, njerëzisë suaj! Bota ende qëndron, se ka ende njerëz si ju! I lutem Zotit për çdo nënë, që derdhi lotë për tim bir, të ketë gëzim e paqë, t’i mbushet prehëri me nipa e mbesa! Bekuar qofshin vatrat tuaja! Era”.

ImageImage