Gazmend Abrashi për arrestimin e Haradinajt: Kjo faqe turpi duhet të përfundoj këtu!

05.01.2017 10:39:21

Nënkryetari i AAK-së, Gazmend Abrashi ka reaguar për arrestimin e liderit të kësaj partie Ramush Haradinaj nga autoritet franceze.
Abrashi ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë autoritet ndërkombëtar për angazhimin e lirimit të një lideri të arrestuar padrejtësisht.

“Në një shtet normal institucionet do të angazhoheshin me krejt mekanizmat për ta liruar një lider të arrestuar padrejtësisht. Udhëheqësit e institucioneve tona fatkeqësisht nuk kanë autoritet ndërkombëtar, ndryshe nuk do të ndodhnin këto akt”, thotë Abrashi në reagimin dërguar mediave.
Ai ka theksuar se ngritja e fletë arresteve serbe e bënë të pakuptimtë vazhdimin e negociatave në mes Kosovës me Serbinë.

Sipas tij, arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë, përbën cenim të autoritetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Njëkohësisht ky akt përbën cenim të autoritetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës. Kjo ndalesë e Ramush Haradinaj nga shteti Francez e minon shtetin e Kosovës. Kjo faqe turpi duhet të përfundoj këtu!”, thuhet në fund të reagimit të Abrashit.