Gazmend Muhaxheri, kundërshton ndërtimin e hidrocentraleve në rrjedhën e Lumbardhi

20.02.2019 19:20:11

Një takim i thirrur të martën nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, për ndërtimin e hidrocentraleve për prodhimin e energjisë, ka bërë që kryetari i Pejës t’ia dërgojë një letër ministrit Endrit Shala.

Nëpërmjet kësaj letre, Gazmend Muhaxheri kundërshton që hidrocentralet të ndërtohen në rrjedhën e Lumbardhit.

Më lejoni që të ju njoftoj, se ky projekt është nga viti 2012-të, dhe ka marrë gjithë këtë kohë sepse, dokumentacioni i cili është miratuar në Komunën e Pejës, pra Plani i Zhvillimit Komunal, kategorikisht e ndalon ndërtimin e hidrocentraleve ose projekteve për prodhimin e energjisë në rrjedhën kryesore të Lumbardhit. Dhe duhet të kemi parasysh, se projektet të cilat janë zhvilluar në anën tonë, e sidomos në Grykën e Deçanit nga po i njëjti investitor, dëmet ambientale kanë qenë kolosale, kështu që ne kemi marrë veprimet tona dhe kemi stopuar çdo komunikim me investitorin”, thuhet në letrën e Muhaxherit.

Në letër, kryetar i Pejës ka akuzuar MTI-në se ka njoftuar vonë në lidhje me këtë takim.

Muhaxheri tutje ka shkruar se komuna e Pejës, e ka shtyllë kryesore të zhvillimit ekonomik, Grykën e Rugovës.

Ndryshe nga takimi i ministrit Shala, u tha se investitori “KelKos Energy Peja”, pritet të investojë 97 milionë euro në këtë komunë