Gecaj: Aktivistët e VV-së “as peshk as mish”, Shpendi të merret me kiflet e nxënësve

12.08.2016 15:33:26

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj sërish ka drejtuar akuza ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, më saktësisht ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Gecaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se aktivistët e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes janë “as peshk as mish”.

Postimi i plotë:

Populli ynë e ka një thënje shumë të përshtatshme për aktivistët e Lëvizjes Anarkiste të Vetëvendosjes (LAV): “as peshk as mish”. Këta njerëz të cilët as që e njohin ekzistencën e Republikës së Kosovës, edhe pse ate e “mjelin” dhe ia gëzojnë privilegjet, kohë pas kohe pretendojnë (me hipokrizi) se ata më së miri e mbrojnë mu atë “krijesë” në të cilën nuk besojnë fare, dhe të cilën e sulmojnë me gjithë atë arsenal dhune të paskrupullt e të paparë ndonjëherë në sistemet demokratike. Pasi që është kohë pushimesh shkollore dhe nuk mund të preokupohet me kiflet e nxënësve, Shpendit edhe një herë i paska dalë kohë të mirret me çështjet nacionale!