Gecaj: Demarkacioni në Kuvend, kur të sigurohemi se i kemi votat

27.03.2017 13:14:19

Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi ende është në pritje të procedimit nga Qeveria e Kosovës për në Kuvend për tu miratuar.

Sot pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetari i Listës serbe, Slavko Simiq ka thënë se deputetët serbë janë të gatshëm ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

Ai tha se do ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që qytetarët të mos mbesin të izoluar.

E pas kësaj deklarate se a pritet procedimi i Demarkacionit për në Kuvend, Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë për Telegrafin se në momentin kur sigurohen se i kanë votat do ta dërgojnë këtë marrëveshje në Kuvend.

“Ne kemi qenë të interesuar në vazhdimësi që t’i kemi votat për Demarkacioni nëse na merr mendja se i kemi votat ne do ta dërgojmë në Kuvend”, u shpreh Gecaj.