Gecaj e Haliti e dënojnë sulmin ndaj Konsullatës së Turqisë në Prizren

28.11.2016 18:59:14

Për sulmin e sotëm që i është bërë Konsullatës së Turqisë në Prizren kanë reaguar politikanë nga të gjitha partitë politike.

 

Zëvendësministri në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka thënë se sulme të tilla nuk duhet të ndodhin në Kosovë.

“Ne nuk duhet të bëjmë sulme, sikurse i ka bërë Serbia në ambasadat e huaja”.

Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti.

“Ata që e kanë sulmuar një shtet mik si Turqia kanë gabuar”.

Gecaj e Haliti, këto komente i kanë bërë në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë të bërë për nder të festës së 28 Nëntorit.

Madje ata duke uruar për këtë ditë kanë thënë se raportet mes shqiptarëve në të gjitha trevat, nuk kane qenë asnjëherë më të mira se tash.