Gecaj e porositë Rakiqin: Nëse nuk e respekton ligjin, do të ballafaqohesh me të

17.01.2017 15:35:49

Pas deklaratave të kryetarit të Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, se muri nuk do të rrëzohet dhe ROSU-ja më nuk do të shkelë në veri, ka ardhur reagimi i Qeverisë së Kosovës.

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka theksuar për Telegrafin se Kosova ka vepruar dhe do të veprojë në bazë të ligjeve të Kosovës.

Sipas tij, institucionet e Kosovës vazhdimisht i janë bindur ligjeve dhe kushtetutës së vendit.

“Ndërsa, Rakiqin e porosisim që edhe ai duhet që t’i bindet ligjeve që janë në fuqi, përndryshe do të ballafaqohet me ligjet e vendit”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka porositur nga veriu i këtij qyteti se muri në Mitrovicë nuk do të rrënohet.

Ai në një deklaratë për media, ka bërë të ditur se Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës (ROSU), nuk guxojnë të shkojnë në veri