Gecaj – Haradinajt: Çakorrin e Kullën e ke pasë kurban me ardhë...

Gecaj – Haradinajt: Çakorrin e Kullën e ke pasë kurban me ardhë në pushtet, ja pafsh hajrin

20.04.2019 21:28:13

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratave të sotme të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se me votimin e marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi nuk është humbur as Çakorri dhe as Kulla.

Gecaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Haradinaj  Çakorrin dhe Kullën e ka pasur kurban për të ardhur dhe më vonë për të mbetur në pushtet.

“Kryeministri vazhdon të flasë se s’është humbur Çakorri e Kulla, i quan gënjeshtar kritikuesit”.

Duhet të jesh interesgji, i pashkolluar apo i padijshëm ta thuash por edhe ta besosh këtë deklarim! Pa marrë parasysh që keni aprovuar tri dokumente (dy plotësisht jo-relevante), parlamenti i Malit të Zi ka aprovuar vetëm marrëveshjen, dhe kontestimi i atij kufiri tash do të thotë kontestim i kufirit të një shteti të NATO-s. Çakorrin e Kullën i keni pasur kurban për të ardhur dhe më vone për të mbetur në pushtet! “Ja pafshi hajrin”, ka shkruar Gecaj.