Gecaj i quan shpifje deklaratat e Bulliqit për presion ndaj deputetëve

29.04.2017 16:17:03
Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi më herët ka deklaruar se institucionet po bëjnë presione të ndryshme ndaj deputetëve që t’ua ndryshojnë mendjen për votimin e Demarkacionit.

“Këto janë presione të institucioneve tona që po bëjnë te deputetët e Kuvendit të Kosovës e në vazhdën e këtyre, institucioneve tona, sigurisht që kërkesa është edhe e faktorit ndërkombëtar”, kishte thënë Bulliqi për REL.

Por ndaj këtyre pretendimeve ka reaguar këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, shkruan lajmi.net.

Gecaj këto deklarata i ka cilësuar si shpifje të Bulliqit duke shtuar se ka diskutime por asnjëherë presione.

“Kjo, si shumë deklarime të tjera të mëparshme të tij, është një shpifje. Diskutime ka, presione asnjëherë”, ka thënë Bajram Gecaj për lajmi.net

Përndryshe, kryeministri Mustafa sot ka thënë se Demarkacioni do të procedohet në Kuvend atëherë kur të bëhen votat e nevojshme.