Gecaj, Limajt: Kur flisnim ne për tema nacionale, ju i futët veshët në lesh

07.12.2017 14:00:36
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj, i cili tha temat nacionale kërkojnë konsensus të përbashkët.

Gecaj thotë se Qeveria Mustafa e ka thënë këtë gjë tre vite radhazi, por opozita e atëhershme, përfshire edhe Limajn, “i futët veshët në lesh”, transmeton lajmi.net.

Shkrimi i plotë:

MAKIAVELIZMI I ZOTIT LIMAJ!

“Temat nacionale kërkojnë konsensus të përbashkët”, na tha sot Zëvendës-Kryeministri Limaj. Këte zoti Limaj e kishim thënë edhe ne për thuaja tri vite radhazi, gjatë periudhës së qeverisjes Mustafa. Megjithatë, ju atëherë “i futët veshët në lesh” e nuk donit të dëgjoni fare; kjo, pasi që aspironit marrjen e pushtetit me çdo kusht dhe me çfarëdo metode. Tani kur pozicionimet kanë ndryshuar, ju po na thoni diçka si: ne nuk bashkëpunonim me ju sepse duhej përmbysur pushtetin, dhe rrjedhimisht marrjen e tij nga ne, ndërsa ju tani do të duhej të jeni konstruktiv (si gjithherë), e të na mundësoni mbajtjen e këtij pushteti të pështirë, të cilin e morëm me dhunë e veprime konspirative (me miqtë tanë PDK-stë), dhe kryekëput përmes sekserëve e matrapazëve. Jo faleminderit!