Gecaj:Nuk jam kompetent të flas për demarkacionin.

26.08.2016 18:29:45

Arben Gecaj nga Partia Demokratike e Kosovës është i ftuar në Info Magazine ku po diskutohet për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe protestën e paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje për datën 1 shtator.

“1 shtatori do ta prodhojë kaosin të cilin e kemi akumuluar gjatë tërë kësaj kohe”.

“Çështja e Demarkacionit është çështje e specialistëve. Nga ana historike jam shumë kundër demarkacionit, nga ana emocionale dua që Kosova t’i ketë kufijtë edhe më larg. Mirëpo nga ana politike, duhet të shikojmë kontekstin gjeo-strategjik”.

“Nuk jam kompetent të flas për demarkacionin. E delegoj të drejtën time, tek njerëzit që janë zgjedhur për të marrë vendim mbi këtë çështje. Deputetët do të vendosin për demarkacionin”.