Geci dhe Lushtaku: Serbia infiltroi njerëz në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së

23.09.2019 21:37:48

Ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe dy nga figurat që themeluan UÇK-në, Gani Geci e Sami Lushtaku, të ftuar në emisionin Pressing të T7, kanë konfirmuar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK, madje deri edhe në Shtab të Përgjithshëm.

Sami Lushtaku ka treguar se Shërbimi Informativ i Serbisë ka infiltruar njerëz në UÇK.

“Shërbimi Informativ i Serbisë ka qenë shumë i fortë dhe ka fut njerëz të vet në UÇK”, ka thënë Lushtaku në Pressing të T7.

“Ka pasur njerëz të Serbisë të infiltruar direkt në UÇK”, është shprehur ish-deputeti.

Derisa Gani Geci tha se të tillë kishte edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK’së.

“… Madje edhe në Shtab të Përgjithshëm të UÇK-së”, konfirmoi Geci.

“Absolut po”, vulosi Lushtaku.