Genc Prelvukaj shkruan këngë për Plavën

10.12.2016 17:56:24

Se është patriot dhe e do popullin e vet, këtë e ka treguar shumë herë në këngë e intervista gjatë 20 viteve që është në skenë.

Ndonëse i lindur e rritur në Prishtinë, Genc Prelvukaj është me prejardhje nga Plava, vend ky i cili së fundmi i dha edhe frymëzim për të shkruar shumë tekste për albumin e tij të ri që është duke u punuar.

Mirëpo, një prej teksteve të këngëve të tij në projektin e ri, besojmë që do të ketë vend të veçantë.

Është pikërisht kënga që Genci ia ka kushtuar tokës së të parëve të tij, dhe ka thënë se tekstin e kësaj kënge e ka shkruar me shumë dashuri.

Ndryshe, Genci dhe Lyrical Son pritet që shumë shpejt të sjellin këngën e tyre të re të realizuar me vidoeklip.