Gënjeshtër me brirë

25.04.2017 10:54:53

 

Nga Selim Kryeziu

Lajmi se Kryeministri Mustafa, ka thirr në Prishtinë deputetin Hatim Baxhaku, dhe e ka kërcënuar, është gënjështër me brirë. E them me përgjegjësi të plotë se pas takimit në Prizren ku deputeti Baxhaku ka pas një debat parimor me nënkryetrarin e LDK-së, z. Veliu, debat i cili gjithashtu është stërfryrë nga mediat, asnjë thirrje, asnjë kërcënim, as asgjë. Dikujt gjithësesi Hatim Baxhaku i duhet jasht LDK-së, por na falni se këtë dëshirë nuk ua plotësojmë dot.
Hatim Baxhaku ka marr më shumë se 3 mij vota në Dragash, prandaj, ai është në kontakt të vazhdueshem me Degën tonë dhe me Kryetarin e degës.
p.s. Nëse dikujt i intereson pse ky reagim nga unë, atëhere ju bej me dije se unë jam kryetari i degës së LDK-së në Dragash dhe se Hatim Baxhaku mandatin e parë si deputet e ka marr pikërishtë si kandidat i degës së Dragashit.

Poshtë shikoni se çfare shkruan një portal e që fatkeqësisht s’është i vetmi.

“Ndërkaq, burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se deputeti Baxhaku, një ditë pas mbledhjes së LDK-së në Prizren, është ftuar nga Isa Mustafa në Prishtinë”.