Gent Cakaj tregon se kujt do t’i mundësohet kthimi në Shqipëri

29.03.2020 12:17:06

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se dje janë kryer operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.

Sipas tij, këto operacione do të vijojnë për t’i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën europiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19.

“Kthimi do të mundësohet për studentët, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar”.