“Gentherm” zgjeron fabrikën e saj në Prilep

07.12.2016 18:37:42

Fabrika Gentherm, sot njoftoi se kanë marrë vendim për zgjerimin e kapacitetit ekzistues në Prilep, në pranverë të vitit 2017.

Zgjerimi i fabrikës do t’a rrisë kapacitetin ekzistues për 12 mijë kilometër katrorë. Kjo do të kontribuojë që kompania të arrijë kapacitetin e plotë prej gjithsej 22 mijë kilometër katrorë.

Në vend të planit inicues për ndërtimin e kapacitetit të plotë të fabrikës deri në fund të vitit 2018, kompania vendosi t’a përfundojë tërë projektin deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit 2018.