George Michael, mes ëndrrave të triumfit dhe skandaleve personale

27.12.2016 12:02:26

Një talent i veçantë, një zbritje e menjëhershme pas ngjitjes në majat e larta të muzikës botërore. Këngëtari britanik ka shënuar një epokë, por që e ka shoqëruar me probleme jo të vogla.

Në fund, 2016-ta mori një tjetër yll të viteve ’80, pas largimeve të parakohshme nga kjo botë të disa emrave të tjerë të artit dhe kinematografisë. George Michael, i cili ka përjetuar një parabolë shumë delikate në zbritjen e tij të shpejtë dhe të dhimbshme, ka ndërruar jetë në mënyrë të parakohshme në moshën 53-vjeçare si pasojë e një ataku kardiak. Gjithçka filloi me “Wham”!, që si pak grupe kanë qenë në gjendje për t’u ravijëzuar me stilin e viteve ’80 pa humbur kontaktin me ambientin që i rrethonte.

Fillimet e tij, mes 1983 dhe 1984, janë ato të videove të ambienteve ekzotike, të ngjyrave të ndezura, të pantallonave të shkurtra dhe këmishave në klipe si “Club Tropicana” dhe “Wake Me Up Before You Go Go”.

George 1Ndërkohë që në fillim të viteve ’90, vjen momenti i malinkonisë me “Last Christmas” e “Careless Whispers”, ndikime ‘soul’ në muzikë dhe bardh e zi në video, si “I’m Your Man”. Pastaj ul siprain.

Sigurisht, mbi nxitjen e ambicieve si solist të Michael-it, i cili në fillimet e tij ka qenë gjithnjë në duet me Andrew Eidgeley, ka shumë të papritura, aq sa ka rrezikuar të dalë jashtë mode, siç ka ndodhur me shumë kolegë të tij që kishin luftuar për të ruajtur të pandryshuar imazhin edhe pse koha kalonte.

George 2Albumi i parë si solist “Faith”, është një falënderim i rrugës së përshkruar, si në planin e “look”-ut, ashtu edhe në atë të stilit. Suksesi komercial ishte më i madh se sa i “Wham”, sikundër dhe kritikat kanë mbetur në pjesën më të madhe më të rreshtuara mbi paragjykimin dhe snobizmin ndaj muzikës pop të atyre viteve. Zëri i fuqishëm, i ngrohtë dhe i mrekullueshëm i George, kalon në plan të dytë në krahasim me impaktin estetik të imazhit, që synon në mënyrë të vendosur mbi seksin (video-skandal e “I Want Your Sex”) dhe histerinë kolektive që ka ngritur çdo kalim i tij.

Por përtej suksesit të madh muzikorë që e shoqëroi gjithë jetës, çfarë e bëri Georgen të qëndronte në qendër të vëmendjes?!

George 3Abuzimi i tij me drogën dhe skandalet seksuale ishin pjesë e jetës së tij… Gjatë një interviste të dhënë disa kohë më parë, ai ishte shprehur se për 20 vite ishte ‘përpjekur’ ta sabotonte karrierën e tij përmes abuzimit me drogën si dhe skandalet e shumta seksuale, por kishte qenë publiku dhe krijimet e tij muzikore që nuk e kishin tradhtuar.

George ka përfunduar disa herë në spital nga mbidoza e kokainës, por jo vetëm në spital… ai është arrestuar dhe burgosur pasi u kap duke konsumuar sasi të larta kokaine në tualetin e një lokali. Pas qëndrimit në burg, ai tregoi se kjo kohë i kishte bërë shumë mirë dhe kishte reflektuar, ndërkohë që kishte nisur të shkruante dhe albumin e tij të radhës përgjatë kësaj kohë.

Një tjetër anë  e errët e tij ishte edhe raporti seksual me të panjohurit. Ylli i muzikës e kishe dekalaur me kohë prirjen e tij seksuale dhe pëlqimin për meshkujt. Ai kishte pranuar se për 7 vite kishte bërë seks me më shumë se 500 meshkuj.

George 4Michael luftoi për një kohë të gjatë me depresionin, pas vdekjes së partnerit të tij Anselmo Feleppa në vitin 1993, dhe më pas për humbjen e nënë së tij në 1997. Më vonë ai pati një lidhje për 12 vite më Kennye Goss, lidhje që në fund dështoi. Më pas ai deklaroi lidhjen e radhës me Fadi Faëaz.

Për të shkuar deri dhe te viti 1998, kur u arrestua në një banjë publike të “Beverly Hills” për akte të turpshme, duke e shndërruar plotësisht imazhin e tij prej seks-simboli për miliona vajza.  Në karrierën 40-vjeçare, sukses që i kalonte më shumë se 100 milion shitje albumesh.

Megjithatë, i takoi ta mbyllë fatalisht këtë vit 2016 si një yll i muzikës botërore, ndërsa e gjithë bota festonte me një nga këngët e tij hit, “Las Christmas”.