George W Bush publikon libër me piktura të ushtarëve

16.09.2016 17:52:58

Presidenti i 43-të pikturonte derisa ruante një profil të ulët pas presidencës së tij prej dy mandatesh.

George W Bush ka vendosur të publikojë librin e tij të parë me piktura vaji për të nderuar veteranët të cilët kanë shërbyer për ushtrinë e SHBA-së, shkruan The Independent.Libri i titulluar ‘Portretet e Guximit’, një komandant i shefit të luftëtarëve të Amerikës, do të përfshijë 66 portrete të ushtarëve veteranë dhe atyre në detyrë që janë pikturuar nga presidenti i 43-të. Është planifikuar të publikohet në shkurt të vitit 2017.

Bush filloi të pikturoi në vetmi pas presidencës së tij prej dy mandatesh, trashëgimi e cila është mbështjellë nga spektri i luftës në Irak dhe kolapsit ekonomik të vitit 2008.