Georgievski: Maqedonia s’ka asnjë rrënjë që lidhet me antikën

08.09.2016 18:15:27

“Maqedonia s’ka asnjë rrënjë dhe gjurmë, që ndërlidhet me hstorinë antike”, ka thënë ish-kryeministri i Maqedonisë Ljubço Georgiveski, në një intervistë për të përditshmen “Utrinski Vesnik”, duke shtuar se “rrënjët e popullit maqedon, janë sllave”, duke e akuzuar qeverinë për propagandë dhe për antikuizim.

“Argumenti kryesor i pushtetit aktual është se nëse do t’i vëmë një parashtresë emrit të shtetit, të tipit “e epërme” ose “veriore”, do ta ndrysojmë identitetin e popullit maqedonas. Nuk ka ndryshim më të madh për identitetin e njeriut, nga ky që i është bërë popullit maqedonas nga ana e OBRM-PDUKM-së. Ndrryshimi i parë i identitetit u bë me ndërhyrjen e parë në historinë për antikuizicion që u bë pakurrfarë baze… As që ka gjurmë dhe rrënjë që ndërlidhen me historinë antike. Momenti i dytë për ndryshimin e identitetit është invazioni masiv nëpërmjet mediave që tërësisht kontrollohen nga OBRM-PDUKM të cilat emitojnë program paradoksal që e ndryshon kodin e identitetit”, thotë sh-kryeministri dhe ish-lideri i partisë OBRM-PDUKM, Ljubço Georgiveski në intervistën për “Utrinski Vesnik.