Gerard Deulofeu zgjedh skuadrën e re

Gerard Deulofeu zgjedh skuadrën e re

28.01.2018 11:53:37

​Gerard Deulofeu do të largohet gjatë këtij afati kalimtar nga Barcelona për t’u kthyer në Serie A

Anësori spanjoll, Gerard Deulofeu ka humbur vendin në Barcelonë dhe dëshiron të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Për shërbimet e tij kanë shprehur interesim shumë skuadra, por ai tashmë ka marrë vendimin e tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport, spanjolli ka vendosur t’i bashkohet skuadrës së Romës, ku beson se i përshtatet stili i lojës dhe do të ketë hapësirë më shumë për të luajtur, duke ruajtur kështu gjasat për një vend në Kupën e Botës.

Për shërbimet e tij interesoheshin edhe tre skuadrat tjera italiane, Inter, Roma dhe Napoli.