Gërmisë do t’i shtohet edhe Parku i Aventurave

30.10.2020 20:17:47

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Sport Marketing kanë arritur marrëveshje për Parkun e Aventurave i cili do të ndërtohet në Gërmisë.

Ky projekt është miqësor me ambientin duke siguruar se instalimet janë në përputhje me standardet e larta të sigurisë, por edhe instalimet të mos i dëmtojnë drunjtë në këtë park.

Parku i Aventurave do të bashkë financohet nga Komuna e Prishtinës dhe Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe do të menaxhohet nga ndërmarrja publike “Sport Marketing”.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti shfrytëzoi rastin të flasë rreth këtij projekti, ku u shpreh shumë i kënaqur me këtë bashkëpunim.

“Ne kemi pas diku rreth 800 hektarë në hapësirën e Gërmisë, por që nga momenti kur e kemi shpallur si peisazh të mbrojtur, Germia i ka 2000 hektarë, që do të thotë se ndalohen ndërtimet, ndalohen të gjitha aktivitetet të cila do ta dëmtonin në një mënyrë apo tjetër këtë peisazh të mbrojtur. Sigurisht kemi diskutuar me plot organizata jo qeveritare ku edhe kemi nënshkruar një kontratë me ËËF për ndihmën rreth menaxhimit të parqeve të tilla, për peisazhin e tillë, pra për periudha afatgjate. Ideja e këtij projekti nuk është që të prekim ndonjë dru, ideja është që t’i mësojmë për këto aktivitete fëmijët se sa e mirë është natyra. Vlera e këtij projekti është rreth 100,000 euro, do të jenë diku rreth 67 elemente të ndryshme të cilat do të përdoren nga fëmijët”, tha ai.

Argjentina Grazhdani, njëkohësisht pjesë e Organizatës “Sëiss Contact” dhe pjesë e projektit rreth Parkut të Aventurave, shpalosi projektin ku tregoi më shumë rreth tij.

“Ky projekt qe 7 vitet i fundit është i kyçur në zhvillimin e turizmit në Kosovë. Deri më sot kemi kontribuar në bashkë financimin e 7 projekteve të mëdha dhe rreth 30 produkteve më të vogla turistike në vend. Ky produkt do të jetë një destinacion tepër i rëndësishëm për të gjithë vizitorët e Kosovës qofshin ata ndërkombëtar, rajonal apo vendor dhe besoj që gjithashtu jo vetëm për Komunën e Prishtinës por edhe Kosovës i shtohet një park i cili do të jetë shumë interesant jo vetëm për fëmijë por edhe për të rritur”, tha ai.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë për fëmijët por edhe për të rriturit e Kosovës që ta vizitojnë parkun e Gërmisë, ku pas këtij projekti do të jetë një mundësi e mirë të zhvillohet edhe turizmi brena Prishtinës por edhe në gjithë Kosovën.