Gërvishje

19.02.2019 01:42:15


Nga Ylli Pango

(fragment)
( Djalka)
Parkingu i madh i fakultetit ishte plot. U përpoqa të parkoj duke lëvizur mbrapsht. Ishte vetëm një hapësirë e vogël mes makinave. U fërkova pak me një makinë. Parkova. Vrapova të shoh dëmin. Pothuaj nuk dukej asgjë. Por ja ku mbrrin i zoti i makinës. Profesor Progresi. Shkumëzon. “ Kjo duhet bërë”thotë.” Çfarë duhet bërë”? e pyes “ I gjithë parakolpi”. “ Po këtu nuk duket gjë..pothuaj fare. .ndofta pak bojë.» Jo jo ,duhet bërë”. “ “Ok.Çoje makinën diku rregulloje..më thuaj sa bën, të jap paratë. Të iki tani se kam mësim?” “Jo nuk bëhet kështu…duhet me siguracion..” “ Ok bëje me siguracion.” “ Jo nuk vete kështu.. “ “ Po çfarë do,si e do?Nuk i kam mbetur njeriu borxh, ..,besoji fjalês..pastaj ku do vete, jemi në një fakultet…””Jo more, ç’êshtë kjo fjalë, kjo besë..me kanun jemi këtu..” “
“Po si e do?”…” Shiko se thërres policinë …”” Ok thirre dhe policinë ..:po është budallallëk…dy profesora…Ok bëje si ta duash…gjithsesi më lerë të shkoj te studentët.Tu them që të presin.” Takohemi për 10 minuta…” Jo.” Më zuri rrugën.“ More po ç’kërkon?” …” More po na direkt leket, sa bën?”, Jo mor jo. Nuk me shqitej. Mu kujtua Mazuti: ai që të vriste per nje gervishtje makine. Por ishte viti i katrahurës. 25 vjet të shkuara
…Papritur më ra perdja. 
U kujtova: Atëhere ishte i ri. Gjithnjē i majmë, i bardhë, i përkëdhelur. Djalkë blloku. Fliste si me llastim. Me pak aksent lab. Si baballarët. Edhe me shokët: “ Hë mo djema si jini?” Nxitonte të bëhej i madh.Edhe bark vuri që 20 vjeç. Kokën e mbante pak anuar. Si vajzë. Imitonin djalin e Ver Vrastarit. Dy herë u fejua. Të dyja vajza të bukura. Linte kokën për to. Pastaj i dolën me biografi të keqe: njera pas tjetrës. Njerën,atë që i përjashtuan babanë nga partia, e ndau me korespondencë. Nuk e lanë fare të shqetësohej. Ishte jashtë shtetit me studime. Dërguan tezen në gjyq. Me shkrese perfaqesimi. Firmën e hodhi i jati. Djali ishte larg. Regjimi u dha të drejtë. Nuk mbahet gruaja me biografi të keqe de! Vajza u flak.Djaloshi Progres, u kthye nga specializimi. Pas do kohe, po kështu dhe me tjetrën. Pak a shumë kështu“. Me të tretën i eci. Të dy mbetën me biografi qelibar. Nuk u ndanë kurrë. U martuan.Bënë fëmijë. ..Mirë aso kohe. Mirë edhe sot. Djalin e ka me pozitë. 
…Ky njeri nuk humbi kurrë gjë. S’i morën as edhe një gjë. S’pēsoi kurrë gjë. Nuk mësoi të gërvishej një herë. Mori gjithshka pa.I takonte gjithshka. Vinte nga oborri. Ja pse u “ fërkuam”. Nuk ishte mësuar. Ishte “Herë e parw”.