Gëzim Kelmendi: Mitrovica nuk duhet të ndahet, por të mbrohet

26.01.2017 16:33:05

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka reaguar rreth idesë së ndarjes së Mitrovicës.

Ai ka theksuar se Mitrovica nuk duhet të ndahet, por duhet të mbrohet.

“Deklarimet e fundit të disa oponentëve politik dhe jo politik nga Shqipëria dhe Kosova janë të gabuara dhe me pasoja të rënda.

Turp është të thuhet se nëse ndahet Mitrovica, duhet Kosova të bashkohet me Shqipërinë. Mitrovica nuk duhet të ndahet”, ka thënë Kelmendi.

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës ka theksuar se sa i përket bashkimit me Shqipërinë, ne jemi për bashkim me Shqipërinë, por pa u dëmtuar Kosova.

“Kosova mjaft është dëmtuar deri me sot. Kosova as nuk falë dhe as nuk shet më tokë”, tha Kelmendi.