Gëzuar 2 Korriku Dita e Republikës!

02.07.2018 11:55:05
2  Korriku 1990 është dita kur per herë të parë delegatët e Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovën Republikë!

 

Nga: Ahmet Asani

Kjo Deklaratë e deputetëve të Kuvendit te Kosovës, atehere Krahinë Autonome qe kishte statusin e njësisë federale, de fakto është edhe datë e lindjes së Republikës së Kosovës. Deklarata e 2 korrikut 1990 erdhi në mënyrë të natyrshme dhe evolutive e përkrahur nga i gjithe populli i Kosovës dhe Lideri shpirtror e politik dr. Ibrahim Rugova!
Kjo Deklaratë legjitime dhe demokratike për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës nuk u pranua dhe hapur u kundershtua nga politika shoveniste e shtetit te Serbise! Pas 2 Korrikut pasoi edhe 7 Shtatori, dy Kuvende keto legjitime te cilat krijuan bazēn per organizimin e çlirimit te Kosovës dhe perkrahjen ndërkombetare nga NATO-ja, SHBA-të, dhe gjitha shtetet demokratike!