Gëzuar 35 vjetorin e lindjes, Cristiano Ronaldo: Futbolli nuk do të ishte njësoj pa ty

05.02.2020 10:09:02

Njëri nga lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldo, sot feston ditëlindjen dhe mbush plot 35 vjet, transmeton Gazeta Metro.


Me një karrierë prej 18 vjetësh, Ronaldo është duke e vazhduar këtë karrierë në një prej klubeve më të mëdha në botë, tek Juventus.

Deri më tani ai ka fituar shumë trofe si individual ashtu edhe ekipore, e gjithashtu edhe i ka ndihmuar shumë ekipit të kombëtares së tij që të shpallet kampion i Europës, e gjithashtu edhe fituese e Nation League.

Në karrierën e tij ai ka të fituar 29 trofe dhe padyshim që kjo e bën një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në botë.

Ai ka fituar 3 trofe në Premier Ligë, 2 në La Liga, 1 në Seria, 5 Liga të Kampionëve, 4 trofe të Fifa për klube në botë, 1 trofe ne Europë me Portugalinë, 1 trofe në Ligën e kombëtarëve të UEFA’s me Portugalinë, 5 Topa të Artë dhe 4 Këpuca të Arta.

FutbolBible@FutbolBible

🇵🇹 Happy 35th Birthday Cristiano Ronaldo.

3 Premier Leagues 🏆
2 La Ligas 🏆
1 Serie A 🏆
5 UEFA Champions Leagues 🏆
4 FIFA Club World Cups 🏆
1 Euro 🏆
1 UEFA Nations League 🏆
5 Ballan d’Ors
4 Golden Shoes

Don’t hate, just appreciate. Pure fucking greatness. 🐐

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
3,507 people are talking about this

Këto janë vetëm disa nga trofetë më kryesor në karrierën e tij, duke mos i numëruar Superkupat e fituara, çmimet për lojtarin e vitit, të muajit dhe çmimet tjera individuale.