Gëzuar 6 maj Dita e Shën Gjergj Kastriotit

06.05.2019 17:11:57

Nga Ahmet Asani

Sot me 6 maj është ditëlindja e 641-te e Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ne vulen e Gjergj Kastriotit shihet mbishkrimi GEORGIUS CASTRIOTUS SCEND ARBIGO!
* GJERGJ KASTRIOTI SHËN ARBËRI *
Ne foton e dyte eshte prezantuar shqiponja e zmadhuar per disa here nga vula e Gjergj Kastriotit te cilen e mbante në unazë. Kjo shqiponjë ka 20 vite qe eshte vendosur ne Simbolin e shoqates “Bashkësia Shqiptare ne Zvicër”.
Gjergj Kastrioti ishte dhe mbeti shtylla, palca, ADN-ja dhe inspirimi i gjitha gjeneratave pas tij, per KËTHIM dhe BASHKIM ë Atëdhe. Pushtuesi Osman u mund ne çdo luftë nga shqiptaret e bashkuar rreth Gjergj Kastriotit Skemderbeut. Shqiptaret pellazgo-ilir, prej se egzistojnë ne kete bote kanë tri shtylla te besimit: BESIMIN ne një Zot, BESIMIN në Gjuhen Hyjnore Shqipe dhe BESEN – në fjalën e dhënë! Shfrytëzoj nga rasti qe ti pershendes gjithë shqiptarët kudo qe janë në Adhe e Diasporë. Vetem duke i njohur e ruajtur vlerat tona kombetare mund te ecim perpara dhe te japim vlera te gjithembarshme njerzimit dhe te japim vlera kombetare e individuale!
Lavdi jetes dhe vepres së GJERGJ KASTRIOTIT – SHËN GJERGJ KASTRIOT ARËBRIT !