Giroud tregon arsyen pse e la Arsenalin për Chelsean

31.01.2018 20:57:18

Sipas tij, blutë kanë dominuar futbollin anglez në 6-7 vitet e fundit duke fituar gjithçka.

Olivier Giroud ka thënë fjalë të mëdha për Chelsean.

Sipas tij, blutë kanë dominuar futbollin anglez në 6-7 vitet e fundit duke fituar gjithçka, përcjellë.

“Chelsea është një nga klubet më të mëdha në Premier League” shprehet Giroud.

“Ata kanë fituar mbase më shumë trofe se askush tjetër në gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Është një klub gjigant dhe jam krenar që kam ardhur këtu, po pres me padurim të luaj”, shtoi ai.