Gjak Shqiptari – jetëshkrim nga Oqeani..

04.03.2021 02:02:12
Luan Kalana*
Dallgë detesh, oqeanesh pa mbarim,
ik e ik si Odiseja vetëm në emigrim,,
ku s’kemi fluturuar meteor,dhe prapa Diellit,
nga toka e shenjtë,ne vendin e bekuar,
kushedi ngado perplasemi,do tretemi …
&
Jam pa fole, shtegëtar,,,por me Atdhe,
qytetar me pasaporta shtetesh ne xhep,
nga e keqja kam ndërrur dhe emër,
ne gjithë gjuhet e botes,merrem vesh,
me Shqipen ,gjuhën e Nënë,shaj dhe therres !
&
Jam nomad,kam Vatan,qytezë germadhash,
me emrin Kalana,një gur do të gjeni,
në Korçë ,”Parisin” e vogel , ku kam lindur,
ne Tirane, Kryeqytetin tim, ku jam ritur,
në Devoll ,ku u shtova si koshere bletësh.
&
Jam ai qe kam qene,besomni jam Njeri ,
kudo qe te vete ,edhe në Jupiter,
ADN-ja ime është gjak shqiptari,,
testamentin e kam lene per së gjalli,
Shqiptar me rrenje dhe me gjak.

*Luan Kalana, Florida SHBA