GJAK SHQIPTARI

08.04.2019 19:02:30

…jetëshkrim nga oqeani -Dallgë detesh, oqeanesh pa mbarim, ik e ik si Odiseja vetëm në emigrim, ku s’kemi fluturuar meteor, prapa diellit, nga toka e shenjtë, në vendin e bekuar, kushedi nga do përplasemi, do tretemi…

Jemi pa fole, shtegëtarë, por me Atdhe, qytetar me pasaporta shtetesh në xhep, nga e keqja kemi ndërruar dhe emër, në gjithë gjuhët e botës, merrem vesh, Shqipen, gjuhën e nënës, uroj dhe thërres! Nomad, por kemi vatan, qyteza të shenjta, me emrin Albania, po një gur do të gjeni, në Korçë, “Parisin e Vogël”, ku lindëm, në Tiranën kryeqytet, ku me dije u rritëm, në Devoll, ku kemi rrënjët e u ngritëm fluturim. Jemi ata që kemi qenë, jemi njerëz, qytetar nderi në Florida, shqiptar-amerikan kudo që të shtegëtojmë, edhe në Jupiter, ADN-ja jonë është gjak shqiptari, testamentin e kemi lënë për së gjalli, Flamurin me shqipen dy krenare.

Luan Kalana

(marre nga libri ATELIE E SHPIRTIT-fq.36.)